Ndërsa dyqani i NYC i mbuluar me valixhen Louis Vuitton i nënshtrohet një rinovimi shumëvjeçar, shtëpia franceze e modës ka zhvendosur përkohësisht bazen kryesor te saj në Manhatan në një ndërtesë pesëkatëshe të frymëzuar nga Art Deco, pikërisht përballë Rrugës 57.
Marka e cilëson këtë vend një pikë referimi të kulturës dhe gastronomisë.
Kjo është e vërtetë: që në hyrje, një atrium i gjerë përmban skulptura të mëdha të valixheve Courrier Lozine 90 të zhvilluara me Shohei Shigematsu të OMA-s, të cilat ngrihen mbi kafenenë e re Louis Vuitton, dyqanin e çokollatave, konceptin gastronomik dhe koleksionet ekskluzive në çdo kat.
Kafeneja e katit të katërt është e para që hapet në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë është rezervuar për dy muaj. Shefat e njohur të kuzhinës Christophe Ballanca dhe Mary George qëndrojnë pas këtij koncepti gastronomik. Menuja e tyre përfshin ravioli me karkaleca deti dhe tartufi me logon Monogram te stampuar etj. Adhuruesit e modes do të shohin logon e Louis Vuitton thuajse në cdo pjatë.
Dyqani i çokollatës është gjithashtu i pari i Louis Vuitton në Amerikë. Pasi korri sukses në të gjithë Parisin, Singaporin dhe Shangain, Le Chocolat Maxime Frédéric në Louis Vuitton ofron çokollate klasike, bonbone lajthi dhe kuti muzikore funksionale në formë Vivienne.