A keni dashur ndonjëherë të kuptoni atë që kafsha juaj shtëpiake po përpiqet tu thotë?
Nga tundja e bishtit të një qeni deri tek goditjet delikate të veshit të një maceje. Kafshët kanë një mënyrë unike për të komunikuar, por deshifrimi i gjuhës së tyre të heshtur është ende mister sot e kësaj dite.
Shkencëtarët po përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar emocionet dhe veprimet e katërputroshëve duke revolucionarizuar lidhjen midis njerëzve dhe kafshëve.
Ky kërkim innovator përdor AI për të studiuar shprehjet e fytyrës, gjuhën e trupit etc.
Nga një mori videosh të aksesueshmë në internet, studiuesit përdorin algoritme të sofistikuara për të identifikuar modelet në sjelljen e kafshëve. Këto sisteme të inteligjencës artificiale janë të afta të njohin ndryshime delikate në shprehjen e një kafshe, të tilla si ngushtimi i syve të një kali, pulsimi i qetë i një maceje të cilat mund të tregojnë ndjenja si kënaqësi, stres apo edhe dashuri. P.sh vetullat e ngritura të një qeni mund të sinjalizojnë kuriozitet. Inteligjenca artificiale analizon edhe kombinimet e lëvizjeve, kontekstit madje edhe tonet vokale për të kuptuar se cfarë synon të tregojë kafsha.
Për pronarët e kafshëve shtëpiake, kjo teknologji mund të ofrojë një mjet të bazuar në aplikacione që përkthen emocionet e kafshëvë të tyre në kohë reale duke përmirësuar kujdesin për katërputroshët.Veterinerët mund të përdorin AI për shenja dhimbjeje ose shqetësimi tek kafshët për të gjetur diagnozën dhe trajtimin e duhur për macokun tuaj.












