Për shkak se dita e hënë është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit, Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se 1 prilli është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024.
Detyrimin për të plotësuar deklaratën personale të të ardhurave e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar, ose të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë si dhe të të dypunësuarit
Sipas Tatimeve janë rreth 144 mijë individë që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave deri më 1 prill 2025.
Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.
Plotësimi dhe dorëzimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale bëhet në formë elektronike duke hyrë në faqen zyrtare të tatimeve.
Deklaruesit duhet të plotësojnë vetëm të dhënat e tyre personale.












