Përgjysmohen shitjet e Tesla-s në të gjithë Europën. Shifrat më të ufndit tregojnë se shitjet e automjeteve ranë me 52 % nga viti në vit në Bashkimin Europian në prill. Ekspertët thoënse politika kontroverse e Muska dhe lidhja e tij me Trumpin dhe Shtëpinë e Bardhë po dëmtojnë popullaritetin e markës . Para shoëroom-eve të Musk janë organizuar edhe protesta këtë vit dukë kundërshtuar lëvizjet e miliarderit.
Një faktor tjetër është konkurenca nga Kina. Kompania BYD shiti më shumë automjete elektrike se Tesla në Europë.
Fundjavën e kaluar Musk postoi se ishte rikthyer të kalonte 24/7 në punë dhe të flinte në dhomat e konferencave/serverëve/fabrikave duke treguar kështu se ishtë i fokusuar totalisht tek kompania e tij e mediave sociale, inteligjenca artificial, Tesla dhe SpaceX.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian për Probizz.al










