Në Çeki ka nisur testimi i trenit të parë të pasagjerëve në linjat hekurudhore të hapura në Europë. Ky hap shënon një arritje të madhe revolucionare, sipas Deutche Welle.
Treni autonom i quajtur Edita, i zhvilluar nga kompania e teknologjise AZD Praha, ka kamera, skaner, lazer dhe algoritme të avancuara të inteligjencës artificiale për të drejtuar në mënyrë të sigurt trenin.
Ndryshe nga trenat autonomë që operojnë në sisteme të mbyllura is metroja , Edita operon në kushte reale pasi reagon ndaj ndryshimeve të kushteve atmosferike, kafshëve dhe situatave të paparashikuara gjatë udhëtimit. Kjo teknologji bazohet në Sistemin Europian të Kontrollit të Trenave dhe projekti mbështetet nga Bashkimi Europian. Për momentin treni qarkullon në fundjavën e parë të cdo muaji, dhe parashikohet zgjerim i orareve pasi të përfundojë faza e testimit.
Tschechien testet Europas ersten fahrerlosen Personenzug auf offener Strecke | DW News










