Sot një stiliste mjaft e suksesshme, por si ka nisur ky pasion i zonjës Roza dhe si arriti deri këtu ku është sot, ku suksesi i punës së saj ka arritur edhe përtej oqeanit.
Në një vizitë në atelien e saj, Roza Koni, tregon se pasionin e ka trashëguar nga mamaja e saj. Teksa fliste për faktin se si filloi të qepte apo edhe për punimet e saj të para, veshje për veten e saj në periudhën e martesës së saj, dhe më vonë veshje për klientët, zonjën Rozi e kaploi një nostalgji e madhe. E si mund të ndodhte ndryshe, kur ajo është rritur që në vogëli me zanatin e stilistes.
Një mbështetje tepër e madhe për të ka qenë familja e saj, që u gjend aty në çastet e saj të vështira, kur ajo diskutonte nëse mund t’ia dilte të punonte, t’i përkushtohej pasionit të saj, apo do të zgjidhte të kujdesej për familjen e sapo krijuar.
Falë kësaj mbështetjeje sot kemi mundësinë të shohim dhe të veshim stilimet e mrekullueshme të saj, ku nuk përfshihet vetëm bukuria, por edhe komoditeti, të cilin nuk e gjejmë shpesh herë në veshjet e ditëve të sotme.
Bashkëpunimet gjatë rrugëtimit të saj nuk kishin si të mungonin. Ajo ka marrë pjesë me veshjet e saj në televizione dhe në sfilata të ndryshme ku dhe ka fituar çmimin “Best Collection”.
Në videon e mëposhtme, ku Roza Koni dhe Denisa Kulemani ndodhen në atelien e saj, do të shikoni disa nga punimet ku bie në sy cilësia dhe stili i saj i veçantë i punës./ProBizz.al/