• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

DENAJ: BASHKËPUNIMI EKONOMIK MES VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, NJË HAP MË PRANË INTEGRIMIT NË BE

June 30, 2021
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimet e nivelit të lartë, të Samitit të vendeve të ballkanit Perendimor, që u mbajt në  kuadër të Procesit të  Berlinit, i cili u organizua online nga Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë e Gjermanisë.

Në panelin ku merrnin pjesë  Ministrat e Ekonomisë të rajonit, diskutimet u fokusuan në “Sfidat dhe perspektivat e tregut të përbashkët rajonal” dhe në “Rëndësinë e integrimit ekonomik brenda rajonit dhe Bashkimit Europian në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike”.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj  duke falenderuar në mënyrë të veçantë Ministrin Peter Altmaier për organizimin e Samitit, tha se promovimi dhe kontributi aktiv për një bashkëpunim më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian mbeten prioritete për Shqipërinë.

Ministrja nënvizoi disa arritje në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal drejt një tregu të përbashkët, si Nisma e Korridorit të Gjelbër, që ka qenë thelbësore në lehtësimin e transportit dhe tregtisë së mallrave në rajon, apo miratimi i Tregut të Përbashkët Rajonal në nëntor të vitit të kaluar, që e sjell Ballkanin perëndimor më afër integrimit për në BE.

Ministrja pohoi se aktualisht Shqipëria po punon për zbatimin e Planit të Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal dhe katër fushat e saj të ndërhyrjes. Ajo  shprehu përkushtimin  dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të arritur qëllimet e përbashkëta në secilën fushë dhe për të siguruar një integrim të përmirësuar ekonomik të rajonit.

Falë bashkëpunimit rajonal, në 1 korrik 2021, rajoni do të jetë plotësisht në roaming, në përputhje me marrëveshjen e roamingut.

“Ne mirëpresim që agjenda e ardhshme e integrimit rajonal 2021-2024 vendos përpara masa ambicioze rajonale për të përshpejtuar transformimin dixhital dhe për të rritur konvergjencën me Tregun e Vetëm Dixhital të BE, duke përfaqësuar një shembull tjetër të përfitimeve reciproke. Ne besojmë se Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është përqendruar në investime moderne, të gjelbra, të përqendruara tek njerëzit. Ne mbështesim dhe promovojmë vlera të tilla”, u shpreh Denaj.

Denaj vlerësoi, se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe BE është i rëndësishëm edhe në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike nga efektet negative të pandemisë. 

Edhe pse gjatë vitit të shkuar përpjekjet e vendeve të rajonit u fokusuan drejt masave emergjente dhe të rimëkëmbjes, vlera e bashkëpunimit rajonal u tregua edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në këtë kuadër, Ministrja theksoi faktin se nevojiten politika të reja dhe bashkëpunim i fortë për të ndihmuar sektorin privat të rikuperohet nga humbjet e Covid-19, në mënyrë që të rifutet në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas ministres Denaj, Shqipëria po kërkon të zhvendoset drejt një modeli më të bazuar të produktiviteti, të orientuar drejt eksportit, në të cilin kërkimi dhe inovacioni janë një pjesë integrale e politikave të zhvillimit.

Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja shprehu mirënjohjen për të gjithë përfaqësuesit e qeverive, partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin ndaj nismave të vazhdueshme të përbashkëta. 

/ProBizz/

Tags: BallkanBashkëpunimBashkimi EuropianDenajEkonomiIntegrimRajoni
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Next Post

HOROSKOPI DITOR – 1 KORRIK 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

45 minutes ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset