• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

RAPORTI I OECD-FAO PARAQET PRODHIMIN, KONSUMIN, TREGTINË, DHE TRENDET E CMIMEVE PËR DEKADEN E ARDHSHME NË BUJQËSI

July 5, 2021
in Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Njoftime, Publikime, Raporte, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

5 korrik 2021, Romë, Paris –  Në më pak se 10 vjet deri në afatin e fundit të 2030 për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB (SDG), qeveritë duhet të rrisin përpjekjet e tyre në përmbushje të objektivave globale të sigurisë ushqimore dhe mjedisore, sipas raportit më të ri lëshuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Megjithëse progresi drejt SDG-ve pritet të ndodhë në dekadën e ardhshme – marrë në konsideratë një rimëkëmbje të shpejtë nga pandemia globale COVID-19, dhe kushtet e qëndrueshme të motit dhe politikave mjedisore, kufizimet nga COVID-19 e kanë zhvendosur botën larg arritjeve të SDG-ve. Kjo kërkon vëmendje urgjente ndaj faktorëve dhe forcave që ndikojnë në performancën e sistemeve agro-ushqimore.

Raporti i OECD-FAO 2021-2030 u siguron politikëbërësve një vlerësim konsensual të perspektivës dhjetë-vjeçare për 40 produkte kryesore të fermave dhe peshkimit në nivele rajonale, kombëtare dhe globale, duke analizuar drejtuesit e performancës në tregjet agro-ushqimore dhe duke ndihmuar në analizën dhe planifikimin e politikave në të ardhme. Projeksionet bazë në raport përshkruajnë trendet e pritshme bazuar në politikat ekzistuese, duke theksuar fushat ku nevojiten përpjekje shtesë për të përmbushur SDG-të.

Garantimi i sigurisë ushqimore dhe dietave të shëndetshme për një popullsi globale në rritje mbetet një sfidë. Kërkesa globale për mallra bujqësore, përfshirë përdorimin si ushqim, karburant dhe inpute industriale, parashikohet të rritet me 1.2 përqind në vit gjatë dekadës së ardhshme, megjithëse me  një normë vjetore më të ngadaltë sesa gjatë dekadës së mëparshme. Trendet demografike, zëvendësimi i pulave me mishin e kuq në vendet e pasura dhe me të ardhura të mesme, si dhe një bum i konsumit të qumështit për frymë në Azinë e Jugut pritet të ndikojë kërkesën në të ardhmen.

Rritja e qëndrueshme e produktivitetit është thelbësore

Përmirësimet në produktivitet do të jenë thelbësore për të ushqyer një popullsi globale në rritje, e parashikuar të arrijë 8.5 miliardë deri në 2030, në mënyrë të qëndrueshme. Nga rritjet në prodhimin botëror të kulturave bujqësore që priten në 2030, 87 përqind parashikohet të vijnë nga rritja e rendimentit, ndërsa 6 përqind të vijnë nga përdorimi i zgjeruar i tokës dhe 7 përqind nga rritja e intensitetit të korrjes. Gjithashtu, në blegtori dhe në prodhimin e peshkut si pasojë e produktivitetit në rritje. Sidoqoftë, zgjerimi i tufës pritet të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e prodhimit blegtoral në ekonomitë në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta.

Tregtia do të vazhdojë të jetë kritike për sigurinë globale të ushqimit, ushqimin, të ardhurat e fermave dhe uljen e varfërisë rurale. Mesatarisht në të gjithë botën, rreth 20 përqind e asaj që konsumohet në vend importohet. Duke konsideruar objektivat e 2030, importet parashikohet të zënë 64 përqind të konsumit të përgjithshëm të brendshëm në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, ndërsa Amerika Latine dhe rajoni i Karaibeve pritet të eksportojnë më shumë se një të tretën e prodhimit të saj të përgjithshëm bujqësor.

“Ne kemi një mundësi unike për të vendosur sektorin agro-ushqimor në një rrugë të qëndrueshme dhe efikase,” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OECD Mathias Cormann dhe Drejtori i Përgjithshëm i FAO QU Dongyu në parathënien e raportit. “Pa përpjekje shtesë, objektivi i Urisë Zero do të humbasë dhe emetimet e gazeve serrë nga bujqësia do të rriten më tej. Një transformim i sistemeve agro-ushqimore është urgjentisht i nevojshëm.”

Globalisht, disponueshmëria e ushqimit të përgjithshëm parashikohet të rritet me 4 për qind gjatë dekadës së ardhshme për të arritur pak më shumë se 3000 kalori për person në ditë. Konsumi për frymë i yndyrnave parashikohet të rritet më shpejt në mesin e grupeve kryesore ushqimore, për shkak të konsumit më të lartë të ushqimit të përpunuar dhe një tendence në rritje e të ushqyerit jashtë shtëpisë, të dyja shoqërohen me urbanizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në forcën e punës. Mungesat e të ardhurave dhe inflacioni i çmimeve të ushqimit gjatë pandemisë COVID-19 po e forcojnë këtë trend.

Në vendet me të ardhura të larta, disponueshmëria e ushqimit për frymë nuk parashikohet të zgjerohet ndjeshëm nga nivelet e tij tashmë të larta. Sidoqoftë, rritja e të ardhurave dhe ndryshimi i preferencave të konsumatorit do të mbështesin zhvendosjen nga prodhimet kryesore dhe ëmbëlsuesit në ushqime me vlerë më të lartë, përfshirë frutat dhe perimet dhe, në një masë më të vogël, produktet shtazore.

Në vendet me të ardhura të ulëta, disponueshmëria e ushqimit parashikohet të rritet me 3.7 për qind, e barabartë me 89 kalori për person në ditë, kryesisht e përbërë nga lënda e parë dhe ëmbëlsues. Kufizimet ekonomike do të kufizojnë konsumin në rritje të produkteve shtazore, frutave dhe perimeve. Për shkak të kufizimeve të të ardhurave, konsumi për frymë i proteinave shtazore parashikohet të bjerë pak në Afrikën Subsahariane, një rajon vetë-mjaftueshmëria e të cilit për produktet kryesore ushqimore, sipas tendencave aktuale, pritet të ulet deri në vitin 2030.

Për periudhën afatmesme, moti, rritja ekonomike dhe shpërndarja e të ardhurave, demografia dhe ndryshimet në modelet dietike, zhvillimet teknologjike dhe trendet e politikave do të ndikojnë tek çmimet e ushqimit dhe bujqësinë. Ndërsa Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është rritur fuqishëm gjatë vitit të kaluar, këto rritje pritet të pasohen nga një periudhë rregullimi në rënie. Raporti projekton që çmimet e ushqimeve do të rifillojnë një trajektore gradualisht në rënie në terma realë, në përputhje me ngadalësimin e rritjes së kërkesës dhe fitimet e pritura nga produktiviteti.

Ndërsa raporti përqendrohet në tendencat afatmesme, faktorë të ndryshëm mund të krijojnë kushte për luhatje afatshkurtra të çmimeve në tregjet bujqësore. Për shembull, zhvillimet në tregjet e energjisë, të cilat ndikojnë në çmimet e inputeve, dhe paqëndrueshmëria e madhe në çmimet e grurit të shoqëruara me rritjen e pjesës së tregut të disa vendeve, kontribuojnë në ndryshimet midis çmimeve të parashikuara dhe të vëzhguara.

BURIMI: FAO

Tags: 2030BujqesiCmimeFaktoreFAOKonsummallraOECDPolitikaPrespektiveProdhimProdukteRaportRritjeTregti
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Next Post
“MENDJE ARTËT 2021”

“MENDJE ARTËT 2021”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

14 hours ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

15 hours ago
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

17 hours ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

2 days ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset