Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përvec pamjes mahnitëse, Syri i Ciklopit ofron dhe mundësinë për të bërë plazh gjatë ditëve të nxehta. Një tjetër avantazh i këtij destinacioni është afërsia me Tiranën ku mund të shkohet me mjete të lira transporti.
Çfarë thotë legjenda?
Sipas legjendës Cikllopi gjatë një përleshje me bishën ra në greminë dhe humbi syrin dhe zemrën e tij. Syri dhe zemra kanë krijuar basene me ujë të ftohtë, ku arrinë në thellësi prej 5 metrash.
Si të shkosh?
Për të shkuar te Syri i Cikllopit duhet të kalosh nëpërmjet një rruge të ngushtë, të ecësh rreth një orë nga fshati Krrabë. Mbase rruga mund të duket e vështirë, por pamja që të ofrohet ja vlenë lodhja. Udhëtimi kërkon një shpirt aventurier dhe të jesh në gjendje të ecësh në këmbë për një orë. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale. Për të shkuar atje duhet patjetër një guidë lokale.
Burimi: Visit Tirana