• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Prestigjozja Franceze “Le Figaro”: Vizitoni Rivierën Shqiptare me Plazhet Margaritare

August 13, 2021
in Aktualitet, Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Bukuritë e Rivierës Shqiptare çdo sezon veror tërheqin vëmendjen jo vetëm të turistëve të huaj dhe vendes, por edhe të mediave ndërkombëtare. Ka qenë e përditëshmja franceze Le Figaro e cila i ka dedikuar  një artikull të gjatë Shqipërisë dhe atraksioneve turistike që vendi ynë ofron.

Thibault Petit, gazetari i Le Figaro e përshkruan bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë si shtëpinë e disa prej plazheve më të mira në Gadishullin Ballkanik. Ndër të tjera ai shkruan – “Le të tregohemi të sinqertë. Çfarë dimë ne për Shqipërinë? Dimë për diktaturën e saj komuniste, makinat e vjetra ‘Mercedes”, bunkerët dhe ndoshta shkrimtarin e shkëlqyer Ismail Kadare dhe kaq. Megjithatë, Shqipëria ka më shumë se 2 000 vjet histori, një kulturë unike, qytete antike dhe peizazhe të larmishme. Në veri, male dhe lugina të thella. Në qendër, qytete. Në perëndim, kryeqyteti aktiv, Tirana. Në jug, bregdet dhe plazhe, rajoni më turistik i vendit. Shqipëria është një nga gurët e çmuar më të ruajtur mirë të Adriatikut.”

Në përshkrimin e tij në artikull, jepen me detaje çdo perl që kjo rivierë të ofron. Thibault Petit jo vetëm ju bën një guidë, por ju informon edhe për vendet ideale ku mund të akomodoheni.

Për të shkelur Rivierën Shqiptare duhet të kalosh mbi Llogara dhe ky segment nuk mund të lihej mënjanë përshkrimit në Le Figaro. Qafa e Llogarasë është legjendare në shumë mënyra. Së pari, sepse romakët shkuan atje. Së dyti, sepse shënon hyrjen në Rivierën Shqiptare. Qafa ndodhet në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Vendi ofron shëtitje të bukura malore, shkruhet në të përditshmen franceze.

Qafa e Llogarasë, foto IntoAlbania

Në këtë artikull të gjerë gazetari nuk lë pa përmendur Dhërmiun të cilin e konsideron si margaritarin e detit Jon, Himarën, Kanionin e Gjipesë, Qeparonë, Porto Palermon, Sarandën si edhe Butrinit dhe Gjirokastrën jo si vende bregdetare, por si destinacione që duhen vizituar për historinë dhe kulturën që përcjellin.

Dhërmi, ose ndryshe “Perla e bregdetit’’ shkruan Le Figaro do të gjeni,  ujin e kristaltë, plazhe me guralecë dhe bare pothuajse në ujë. “Dhërmiu është vend bregdetar, por edhe një qytet i vjetër. Ngjituni atje lart dhe shëtisni pak: do të gjeni rrugë me kalldrëm, shtëpi prej guri, fiq, hardhi dhe trëndafila të lulëzuar. Fshati ka më shumë se 30 kisha ortodokse, përfshirë Manastirin e Panajasë, në kodër. Brenda, afreske të bukura të shekullit XVI.

Poshtë fshatit do të gjeni plazhet e Dhërmiut dhe të Drimadhës, jo vetëm mahnitës, por edhe shumë të gjallë të mbushur me të rinj që shijojnë jo vetëm rrezet e diellit, por edhe muzikën.

Dhërmi, Vlorë. Foto nga Gëzim Mavriqi

Ndër të tjera në shkrim përmendet edhe plazhi i Porto Palermos, i cili vijon të jetë një ndër destinacionet më të bukura në Evropë dhe që vizitohet rregullisht nga turistë të huaj. Njerëzit shkojnë atje për të notuar, për të eksploruar kështjellën e Ali Pashës dhe për të vizituar një fshat tjetër aty afër, Qeparoin, që konsiderohet si më i bukuri në Rivierë.

Kalaja e Porto Palermos, Vlorë. Foto nga Fation Plaku

Dhe në fund artikulli mbyllet me dy vende të tjera shumë të njohura turistike Butrintin dhe Gjirokastrën.

Butrinti është vendbanimi më i bukur në Shqipëri. Ai ka frymëzuar Rasinin, Virgjilin, lord Bajronin dhe Eugjen Delakruanë. Qyteti antik i Butrintit është magjik. Për UNESCO-n, ky vend përbën një “mikrokozmos të historisë së Mesdheut”.

Pamje e Butrintit nga sipër. Foto nga Arian Mavriqi
Kalaja e Gjirokastrës, foto Gëzim Mavriq

Burimi: Into Albania

Tags: BregdetBukuriButrintiDetDhermiGjirokastraHimaraJUGJugperendimorLe FigaroLlogaraPlazhe margaritarePorto PalermoQeparoRiviera ShqiptareSarandaShqiperiaThibault PetitVizito
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual
Aktualitet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual

August 7, 2026
Eurostat: Europa po shëndoshet, Shqipëria mes vendeve më elegante
Aktualitet

Eurostat: Europa po shëndoshet, Shqipëria mes vendeve më elegante

August 6, 2026
Next Post
Hotel Luçiano Dhërmi, destinacioni i verës 2021

Hotel Luçiano Dhërmi, destinacioni i verës 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

18 hours ago
Armëpushimi dyjavor SHBA-IRAN, ulet çmimi i naftës

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, çmimi arrin në 219 lekë për litër

18 hours ago
Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

18 hours ago
Së shpejti nis Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Struga ’26”

Së shpejti nis Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Struga ’26”

18 hours ago
YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

YouTube ndryshon rregullin e shikimeve: Një video do të numërohet sapo të nisë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset