Një kompani teknologjie po ofron 150,000 £ për njerëzit që janë të gatshëm t’ia dorëzojnë të drejtat e fytyrës dhe zërit të tyre një roboti.
Promobot po bën robotë të rinj hiperrealistë, dhe ata duan t’i bazojnë ata te njerëzit e vërtetë që të duken më të gjallë.
Kompania tha se po kërkon një pamje “të sjellshme dhe miqësore” dhe ata po kërkojnë aplikime nga çdo racë apo gjini për sa kohë që janë mbi 25 vjeç.
Promobot tha në faqen e saj të internetit: “Kompania jonë po zhvillon teknologji në fushën e njohjes së fytyrës, si dhe të të folurit, navigimit autonom, inteligjencës artificiale dhe fushave të tjera të robotikës.“
“Që nga viti 2019, ne kemi prodhuar dhe furnizuar në treg robotë humanoidë në mënyrë aktive.”
“Klientët tanë të rinj duan të nisin një projekt në shkallë të gjerë, dhe sa i përket kësaj, ata duhet të licensojnë një paraqitje të re robotësh për të shmangur vonesat ligjore.”
Kushdo që ka sukses në procesin e aplikimit nuk do t’i duhet vetëm të bëjë disa selfie – në vend të kësaj, ata do të duhet të bëjnë një model 3D të fytyrës dhe trupit të tyre për veçoritë e jashtme të robotit. Pastaj ata do të duhet të diktojnë të paktën 100 orë material të të folurit për të kopjuar zërin, i cili më pas do të përdoret nga roboti për të komunikuar me klientët.
Ata gjithashtu duhet të “nënshkruajnë një marrëveshje license” që lejon “përdorimin e pamjes suaj për një periudhë të pakufizuar”.
Promobot tashmë përdor robotë në 43 vende, duke punuar në role që përfshijnë administratorë, promovues, konsulentë, udhërrëfyes dhe portierë.
Ata shpresojnë të lançojnë robotët e tyre të rinj njerëzorë në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte në Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme nga viti 2023.
Burimi: indy100