Mali i Tujanit është një destinacion tjetër, ende jo shumë i njohur për qytetarët e Tiranës, por i preferuar për ata që pëlqejnë turizmin e aventurës. I njohur ndryshe si Maja e Tujanit, ne ju prezantojmë këtë vend të veçantë të shkëputur nga albumi “Tirana through lens”, e fotografit Albert Cmeta. Maja e Tujanit në fakt është pjesë e vargmaleve Malit të Dajtit. Ai ka një lartësi 1583 metra. Ngrihet mbi Shkallën e Tujanit mbi një formacion shkëmbor gëlqeror.
Atje mund të shkohet me makinë ose me teleferik deri në fushën e Dajtit (tarraca detare e Dajtit) dhe me pas të ngjitesh në këmbë. Shtegu deri në majë të tij është me shenja orientuese, kështu që nuk është e vështirë ta gjesh. Mrekullia është kur mbërrin në majë dhe gjithë lodhja të shpërblehet me një pamje spektakolare e gjithë malësisë së Tiranës dhe e qytetit. Rruga është e thjeshtë dhe mund të bëhet nga çdo person që pëlqen natyrën.
Burimi: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/jashte-tiranes/249/mali-i-tujanit-ne-tirane