Analiza e BBC
Informacionet e fundit flasin për takime urgjente, Banka Qendrore po ofron kredi dhe aksionet bankare janë në rënie.
Jo më kot njerëzit pyesin: A është ky fillimi i një krize tjetër financiare?
Megjithatë politikanët përfshirë kryeministrin e Britanisë se Madhe dhe Banka Qëndrore thonë së situata tani është stabël por aksionet bankare vazhdojnë të luhaten.
Sa e keqe është kjo dhe cfarë do të thotë?
Cfarë po ndodh me bankat dhe a po shkojnë drejt shembjes së tyre?
Në SHBA autoritetet financicare kane shitur tre banka të mesme amerikane që nga fillimi i marsit Silicon Valley Bank, Signature Bank dhe First Republic .
Dëmet konsiderohen ndër më të mëdhatë që kanë goditur SHBA që nga kriza financiare e vitit 2008 . Ne Europë gjigandi zviceran Credit Suisse po merret nga rivali UBS në një marrëveshje shpëtimi të detyruar. Humbjet e bankës erdhën pasi klientët të shqetësuar për sigurinë e fondeve të tyre tërhoqën paratë e tyre në masë. Bankat qëndrore në këtë rast vepruan njësoj si në vitin 2008 dhe në fillim të pandemisë . Kjo e fundit vuri para shtesë në dispozicion të bankave për të siguruar që transaksionet financiare të vazhdojnë normalisht.
Po bankat në Mbretërinë e Bashkuar, a janë në rrezik?
Sigurisht, aksionet e bankave kanë pësuar lëkundje. Të dy UBS dhe Credit Suisse kryejnë operacione në Londër duke menaxhuar paratë për klientët e pasur.
Pas shpëtimit të Credit Suisse sistemi bankar i Mbretërisë së Bashkuar duket i sigurt . Një zëdhënës i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar tha se sistemi bankar duket i shëndoshë dhe mirëkapitalizuar . Ai e quajti kolapsin “një cështje për autoritetet amerikanë”.
Pse po ndodh kjo tani?
Këto tronditje janë pjesë e pasojave pasi Banka Qëndrore , përfshirë SHBA dhe MB rritën ndjeshëm normat e interesit vitin e kaluar në përpjekje për të ulur çmimet në rritje.
Bankat qe mbajnë borxhe të emëtuar kur normat e interesit ishin më të ulëta kanë pesuar rënien e vlerës së këtyre aktiveve .Kur klientët i zuri paniku dhe filluan të nxirrnin paratë e tyre , bilancet nuk ishin aq të fortë sa të përballonin lëvizjet.
Silicon Valley Bank e cila kujdesej për industrinë e teknologjisë u dëmtua pasi sektori u ngadalësua, ngjalli frikën kur zbuloi se në mars kishte nevojë për të mbledhur para. Shqetësimet u rriten duke rrëzuar Signature Bank dhe disa ditë më vonë First Republic.
Credit Suisse: Mësimet e nxjerra nga e kaluara?
Credit Suisse kishte problemet e veta, hapa të gabuara për menaxhimin e rrezikut, skandalet që i dolën, duke përfshirë pastrimin e parave dhe vitin e kaluar raportoi një humbje të rëndë. Por gjithashtu u gjend në një spirale të papritur në mars pasi klientët e shqetësuar zhvendosën fondet në banka të tjera.
A janë të sigurta paratë?
Njerëzit e zakonshëm kanë pak arsye për t’u frikësuar për fondet e tyre. Në skenarin që një bankë dëshon atëherë ekzsiston mbrojtja e depozitave.
Mbrojtja është e ngjashme në BE dhe qeveria amerikane ka mbrojtur depozitat deri në 250 .000 dollarë për një kohë të gjatë . Në vazhdën e krizës , zyrtarët amerikanë kanë propozuaer rritjen e mbrojtjes për llogaritë e biznesit .
A është kjo krizë bankare si në vitin 2008 ?
Bota e bankave dukët e ndërlikuar . Mund të jetë e vështirë të identifikosh se ku mund të qëndrojnë brishtësitë e reja derisa sistemi të vihet nën presion, sic ndodhi kur qeveria e Liz Truss, befasoi tregjet me strategjinë e saj ekonomike ne shtator .
Por edhe nëse nuk shohim një rënie totale të besimit të klientëve që karakterizoi krizën financiare në mund të shohim përsëri një ashpërsim të rregullave nga rregullatorët dhe që bankat të tërhiqen nga gadishmëria e tyrë për të dhënë hua. Kjo mund të sjelle një tjetër drejtim për ekonominë globale.