Planeti Afërdita do të bëhet objekt i tre misioneve të ardhshme të Agjnesisë Hapësinore Evropiane dhe asaj amerikane Nasa kjo pasi në këtë planet ka shenja të një aktiviteti gjeologjik të ngjashëm me atë të Tokës.
Studimiështë kryer nga universiteti shtetëror i Carolinës së Veriut dhe është publikuar në revistën e Akademisë amerikane të shkencave Pnas.
Autorët janë bazuar në një analizë të re të sipërfaqes së Afërditës, nëpërmjet imazheve radar të marra nga misionet e mëparshme të Nasës si Magellani, dhe simulimet në computer.
Sipas Hartës, ka prova të lëvizjeve tektonike, pasi blloqe të mëdha të kores së planetit duket sikur kanë pësuar levizje duke u përplasur me njeri tjetrin.
Për shkenëtarët ky është një rezultat i rëndësishëm.
Pasi të kutpohen më qartë karakteristikat gjeologjike të Afërditës, mund të të jenë burim informacioni edhe për Tokën në fillimet e milionave viteve më parë.
Burimi: Ansa