BALLUKU: “KARANTINIMI PRANË HOTELEVE NË DURRËS
Nga 18 Prilli Air Albania do të nisë fluturimet për të kryer riatdhesimin e Shqiptarëve në vend.Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se nga e enjtja në faqën onlinë të kompanisë ajrore do të jenë formularët dhe tarifat për personat e interesuar. Transporti do të kryhet konform kontrolleve mjekësore dhe pas kthimit në atëdhe qytetarët do të karantinohen për 14 ditë pranë disa hoteleve në Durrës. Shërbimi funksionon edhe anasjelltas për dërgimin e italianëve në vendin e tyre apo Shqipatrëve që kanë leje qëndrimi në Itali.
“Duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 prill, “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane, të cilat janë vlerësuar nga ne, si pikat kryesore për të kryer transportin e udhëtarëve shqiptare, të cilët duan të kthehen në atdhe.”
Balluku paralajmëroi se sdo të ketë asnjë tolerim për ata që thyejnë rregullat e përcaktuara nga qeveria Shqiptare për masat e mara ndaj Covid-19.
“Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura në atë formular, pasi nuk do të tolerojmë askënd, që do të thyejë rregullat e vendosura dhe të pranuara, duke vënë në rrezik sigurinë shëndetësore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, përpjekjet e secilit prej nesh, në këtë luftë me armikun e padukshëm.Pasi të keni pranuar kushtet e karantinimit, ju mund të procedoni me pagesën elektronike për 14 ditët e qëndrimit në strukturën akomoduese.”