Promovimi dhe reklamimi i një vendi është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndihmojnë industrinë e turizmit për të gjeneruar turistë nga tregu vendas dhe ndërkombëtar. Ai i ndihmon vizitorët të njihen me vendin edhe para se ta vizitojnë atë personalisht.
Secret Albania është faqja që ka vendosur të sjellë te ne dhe të huajt ndjenjën e veçantë të vendit tonë, nëpërmjet promovimit të natyrës së virgjër dhe mistereve kulturore të tij. Shqipëria, ky vend i vogël në Gadishullin Ballkanik, por me bukuri madhështore është vendi perfekt për t’u vizituar e për të kaluar pushimet që të gjithë kërkojnë. Duke nisur nga malet e veshura me borën e bardhë në dimër, te vija e gjatë bregdetare mahnitëse me plazhet e bukura, çdo pamje piktoreske të saj, Secret Albania i ka mbledhur në një faqe të vetme në Instagram, @secret.albania.
Janë vetë aventurierët shqiptarë dhe të huaj, që kapin magjinë e vendeve të paeksploruara të Shqipërisë dhe ia veshin në mënyrën më perfekte fotove të mirëpërzgjedhura që publikojnë menaxhuesit e faqes. Postimet gjithashtu shoqërohen dhe me hashtag-et që ata kanë krijuar, ku ndër më të veçantat janë: #MySecretAlbania #KnaquMeSecretAlbania #PrapaskenatSecretAlbania #MesoMeSecretAlbania #GatuajMeSecretAlbania #MacjaImeSecretAlbania #QeniImSecretAlbania #CouplesOfSecretAlbania
‘Filter’ është një opsion që ju ndihmon të integroni në fotot tuaja dhe disa krijime të tjera që unifikojnë punën e tyre. Përkatësisht gjeni tre të tilla: #MyNextDestination #Travelwithme #SecretMood
Një punë fantastike apo jo? Nëse ju vetë dëshironi të bëheni pjesë e Secret Albania mjafton të përdorni hashtag-un #MySecretAlbania dhe të bëni tag @secret.albania në postimet tuaja në rrjetet sociale. Mënyra e duhur për ta shfaqur Shqipërinë në më të magjishmen e saj!/ProBizz.al/