Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka postuar në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit në bregdetin e Durrësit nga punonjësit e bashkisë dhe Agjencisë Rajonale të Bregdetit Durrës.
“Përmes një aksioni të përbashkët, kanë bërë pastrimin e vijës bregdetare të qytetit, si pjesë e angazhimit, por edhe ndërgjegjësimit për të bashkëpunuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke garantuar më së pari pastërtinë”, shkruan ministrja Kumbaro.
Ekipet e pastrimit të bashkive të zonave turistike prej më shumë se 2 vitesh që me nisjen e Planit Kombëtar të Pastrimit janë çdo ditë në terren për pastrimin e zonave pranë plazheve deri në hapësirat periferike.