Autoriteti
Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 387.1 ton mish mish që
vinte nga Brazili dhe Kanadaja pasi u konstatuan
pa certifikatë dhe me
salmonelë.
234.5 ton mish janë kthyer në vendin e origjinës
dhe 152.6 ton të
tjera janë në proces për kthim.
Reszultatet vijnë pas disa kontrolleve të kryera
gjatë ditëve të
fundit nga inspektoret e ushqimit të AKU
Durrës në Pikën e
Inspektimit Kufitar Durrës.
Konkretisht Tre ngarkesa me sasi totale
74.946 ton “Mish Derri” me
origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti
“FRIGO ALB shpk”,
rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të
sigurisë ushqimore dhe
kishin mangësi në besueshmërinë e
dokumentacionit shoqërues. Dy
ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi”
me origjinë nga
Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”,
në rregjim tranzit në
territorin e Shqipërisë me destinacion final
Kosovën, rezultuan me
mangësi dhe mospërputhje thelbësore në
dokumentacionin shoqërues të
mallit Analizat e kryera për disa nga ngarkesat
me produkte ushqimore
mish të importuar rezultuan me ngarkesë
mikrobiologjike Salmonella
spp.
Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish
derri” me origjinë nga
Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.”
është finalizuar praktika
dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.
Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në
proces përmbyllje
praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose
asgjësim, më
konkretisht:
51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili,
importuar nga
subjekti “AMG shpk”,
27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga
subjekti “KING MIT”,
25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar
nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar
nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro,
importuar nga subjekti “EHW shpk”,
Aku thotë se me finalizimin e praktikës për
kthimin ne vendin e
origjinës ose asgjësim, rezultati do të
njoftohet në rrjetin Europian
të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që
lidhen me ushqimin
(RASFF).