Gjatë Samitit Botëror 5G për vitin 2021, të organizuar nga Informa, antena BladeAAU e Huawei u vlerësua me çmimin “Projekti më i mirë për evolucionin RAN”. Ky çmim njeh kontributet e jashtëzakonshme të Huawei drejt avancimit të rrjeteve të aksesit në radio dhe vendosjes së 5G.
BladeAAU përmban antena të mëdha 5G MIMO dhe antena pasive në një pajisje të vogël, që kërkon më pak hapësirë dhe përshtatet lehtë në mjedise të ndryshme. Që nga prezantimi i saj në 2019, BladeAAU ka lehtësuar sfidat e vendosjes së rrjetit 5G, duke u bërë zgjedhja e parë për ndërtimin e këtij rrjeti.
BladeAAU Pro u prezantua për herë të parë në tetor të vitit 2020 si gjenerata e re e serisë së saj. Ajo vjen në dimensione të ndryshme dhe mbështet më shumë grupe, duke çuar si integrimin ashtu dhe performancën në lartësi të reja.
- Kanalet në antenat e saj aktive rriten nga 32 në 64 për të siguruar kapacitet më të lartë.
- Mbështet brezat 2.3 GHz deri në 2.6 GHz të antenave të mëdha MIMO, jo vetëm 3.5 GHz.
- Antenat pasive kanë më shumë porte, duke lehtësuar kalimin në vendosjen e të gjitha bandave.
- Modulet e antenave aktive dhe pasive janë të pavarura për ta bërë instalimin më fleksibël dhe elastik.
Antena e re BladeAAU është vënë në përdorim komercial në shkallë të gjerë në shumë vende, si Kina, Zvicra, Franca, Italia, Filipinet dhe Katari, duke ndihmuar operatorët të fillojnë me shpejtësi ofrimin e shërbimeve 5G.
Përveç çmimit të fituar ne samit, BladeAAU ka fituar në fillim të këtij viti edhe një sërë çmimesh të tjera si: iF Design Award, Red Dot Design Award dhe çmimin GSMA’s Best Mobile Network Infrastucture Award.
Samiti Botëror 5G 2021 ka si qëllim të promovojë potencialin e jashtëzakonshëm të rrjetit 5G dhe suksesin e tij në të gjithë botën. Çdo vit shpërndahen 14 çmime të veçanta për të shpërblyer bizneset kryesore të telekomit që kanë pasur arritje të jashtëzakonshme në 5G. Temat kryesore për të cilat u diskutua këtë vit në samit, përveç antenave ishin: arritjet novatore në rrjetet e aksesit pa tel 5G, rrjetet bazë cloud, automatizimi i rrjetit, aplikacionet e shërbimeve, siguria e rrjetit dhe qëndrueshmëria e rrjetit./ProBizz.al