Qendra Kallz, është në kërkim të startupeve inovative, të drejtuara nga gra dhe vajza, të cilat dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme. Programet e mentorimit dhe trajnimit do t’ju hapin rrugë në konkursin ndërkombëtar që nis me Women Startup Competition Albania.
E njohur si një platformë e dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse, ky kompeticion vjen me një shans të jashtëzakonshëm për t’u prezantuar njëkohësisht brenda dhe jashtë vendit.
Për të qenë pjesë e kësaj mundësie, ju mund të aplikoni deri me 15 Maj.
Programi ka fituar besimin dhe interesin e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, të cilat vendosen në krah të grave dhe vajzave në biznes, me bindjen se sipërmarrja femërore është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.
Për të dytin vit radhazi, mbështetësi kryesor i Women Startup Competition në Tiranë është BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).
Partnerët mbështetës gjatë këtij viti janë edhe kompanitë me emer në fushën e financave, inovacionit dhe teknologjisë në vend si, kompania fintech Easy Pay, Institucioni Financiar NOA, Kompania Softwerike Logical, Adriatik Hotel si dhe UBA Bank.Pjesë e skuadrës mbështetëse është edhe organizata Women on Boards Albania, Agjencia Shtetërore Startup Albania, Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit Albania Tech dhe Businessmag