Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka zhvilluar një takim me fermerë, grumbullues dhe eksportues të bimëve aromatiko- mjekësore. Në fokus ishte situata e krijuar nga zhvlerësimi i euros dhe humbjet që rrjedhin prej saj, rënia e eksporteve dhe përdorimi pa kriter i pesticideve.
“Problem i madh është përdorimi i pesticideve. Vlera e produkteve që vjen si pasojë e pesticideve kalon mbi 10 milionë euro, janë produkte që kthehen në kufi dhe mbi të gjitha shkatërrohet imazhi ynë, thanë fermerët duke kërkuar ndihmë nga qeveria.
Ministrja Denaj u garantoi se nga 1 korriku do të vendoset në dispozicion të tyre një garanci sovrane. Ajo i sugjeroi të shohin mundësi eksporti nga vendet e lindjes pasi Arabia Saudite ka shfaqur interes.
“Duhet të orientohemi për kontrata drejt lindjes, jo vetëm perëndimit. Arabia Saudite ka interes të shtuar drejt këtij produkti. Duhet të zgjerojmë netëorkun”.
Gjithashtu ky sektor përmes skemës kombëtare, po merr mbështetje e cila pritet të arrijë deri në 55 milionë euro.