Shumë prindër hasin vështirësi kur fëmijët e tyre kanë shqetësime nga dhëmbët dhe refuzojnë të shkojnë tek dentisti.
Kujdesi dentar është një fushë e panjohur për të vegjlit dhe si e tillë u krijon frikë. Prandaj ata që kërkojnë një klinikë për të mbrojtur dhëmbët e fëmijëve mund të kontaktojnë pa hezitim Klinikën Arel.
Aty është krijuar një protokoll i veçantë i cili zbatohet vetëm për fëmijët dhe trajtimin e problematikave të tyre sa i përket shëndetit oral.
Pacientët e vegjël sapo të paraqiten në klinikë mirëpriten nga stomatologë të specializuar dhe që tregojnë kujdes të veçantë ndaj tyre. Fillimisht fëmijëve u shpjegohet sa me lehtësisht për procedurat që duhet të kryejnë. Më pas të vegjlit përshtaten me ambjentet e klinikës dhe binden që dentisti mund tu sigurojë një buzëqeshje të bukur.
Vizita e fundit në klinikë ishte nga një vogëlush i cili tregon se ndihet mjaft mirë kur kontrollon dhëmbët dhe kryen mbushje të tyre.
Pas kontrollit të dhëmbëve, prindërve u jepen udhëzime se si duhet të tregojnë vëmendje për dhëmbët e fëmijëve, ushqimet që duhet të konsumojnë dhe kontrollet periodike të fëmijëve tek klinika dentare.
Arel gjithashtu mbështet pacientët e vegjël edhe me paketa të veçanta ndërsa këshillon të vegjlit që të lajnë dhëmbët sa më shpesh, minimalisht dy herë në ditë.
Në klinikën Arel kryhet falas vizita dhe grafia, ndaj stomatologët u rekomandojnë që të paraqiteni në klinike sapo të shfaqen problematikat e para të dhëmbëve për të shmangur një agravim apo humbje të dhëmbit.
Kontakt:
https://www.instagram.com/klinika_arel/
Tel: 069 20 95 616
Email: [email protected]
Adresa: Astir, Pallati Fratari, Tirana, Albania 1051