Në vigjiljen e ndërrimit të viteve, do të vihet në shërbim të qytetarëve teknologjia më e re, Asistenti virtual 1.0, i cili është ideuar për të lehtësuar të përditshmen e tyre, duke thjeshtuar dhe shpejtuar ndërveprimin me shtetin.
Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figure dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit. Aplikimi i teknologjisë më të re është mundësuar falë bashkëpunimit të ekipit të AKSHI-t për inteligjencën artificiale me gjigandin botëror të teknologjisë Microsoft. Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.
Në eventin prezantues të teknologjisë më të re të shërbimeve, Kryeministri Rama u shpreh se “Ky është një shembull kuptimplote i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale.”