Në një aktivitet të organizuar nga ambasada suedeze dhe Kombet e Bashkuara në Shqipëri, zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se biznesi i vogël dhe i mesëm është motori i ekonomisë dhe kontribuesi kryesor në zhvillimin e sektorëve jetikë të vëndit.
Balluku garantoi emigrantët se do t’u ofrohet një klimë e favorshme biznesi nëse rikthehen të investojnë në atdhe.
“Janë këto bizneset që kanë nevojë për mbështetjen tonë, pasi akomodojnë një pjesë të madhe të popullsisë si krah pune, çështje kjo që është vënë në fokus të tryezave të qeverisjes apo dhe të akademikëve, sesi do të vazhdojë në të ardhmen fluksi i emigracionit në vendet e Ballkanit. Gjithashtu aftësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë tërheqës dhe ku fokus i qeverisë tonë është për të rikthyer emigrantët e suksesshëm në vendin tonë, duke u ofruar klimë biznesi të lehtësuar, transparent dhe efikas ” u shpreh zv/kryeministrja.