Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u takua në Azerbajxhan, me ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov.
“Me Ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov, gjatë takimit në Baku, diskutuam hapat që kemi hedhur për realizimin e projektit pilot të gazifikimit të Korçës, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e ekspertizës Socar”, shkruan në një postim në facebook ministrja Balluku.
Balluku njoftoi se ka nisur faza e implementimit të këtij projekti, që do t’i japë mundësi qytetarëve të ulin kostot e konsumit të energjisë.
“Përmes këtij projekti diversifikojmë burimet energjetike që Shqipëria përdor, duke krijuar më tej sigurinë energjetike si çelës të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Balluku.