Me nje foto të ekipit negociator në Bruksel për çështjet e energjisë zv/kryeministrja Belinda Balluku thotë se prej 5 vitesh ky sektor ka ndryshuar në shumë aspekte.
“Skuadra energjisë u prezantua me profesionalizëm të lartë gjatë negociatave për kapitullin 15. Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atë europian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme dhe proceset transparente që janë kthyer në sukses të vërtetë për përthithjen e investimeve vendase dhe të huaja. E gjitha kjo vjen si kontribut i pamohueshëm i këtyre grave e burrave, që na përfaqësuan denjësisht dhe këtë javë”, shkruan Balluku në facebook.