Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku deklaroi në Konferencën ndërkombëtare Prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europëse gjatë vitit 2022, Shqipëria ka bërë një përparim të mirë,veçanërisht sa i takon vijimit të procesit të miratimit të legjislacionit dytësor nëzbatim të ligjit për prokurimin publik.
“Është një vlerësim domethënës ky në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pra siç shumë prej jush e dinë, ne kemi nisur negociatat me Bashkimin Europian dhe anëtarësimi i vendit tonë në Bashkimin Europianështë njëëndërr e çdo shqiptari, pra ndoshta për ne si vend ka më shumë rëndësi se për çdo vend tjetër, prandaj kur marrim impute pozitive, të cilat vijnë si rrjedhojë e reformave qëne kemi bërë, për të thënë të drejtën motivimi është i lartë për të vazhduar përpara.
Ka shumë shembuj pozitiv në ekonominëshqiptare që reflektojnë këtë progres, por unë do ti referohem atyre shembujve konkret të cilat lidhen me Ministrinë që unë drejtoj, pasi përveç detyrës sëZëvendëskryeministrit, unë jam Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministria me sektorët më të shumtë dhe me sektorët të cilët janë kontribuues në jetën e çdo qytetari. Pse do tëndalem tek disa procedura, të cilat janë konkrete, pasi rastet konkrete tregojnë ecurinë dhe avancimin që si sistemi i prokurimeve ashtu edhe klima e biznesit ka pësuar në Shqipëri në vitet e fundit”tha ministrja .
Në fushën e infrastrukturës, Balluku iu referua procedurës së përzgjedhjes të konsulentit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për portin e ri tregtar në Porto Romano.
“Për të mos u zgjatur do t’i referohesha një shembulli ekselent që ne kemi, që ka të bëjë me procedurën e përzgjedhjes të konsulentit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për portin e ri tregtar në Porto Romano, një vepër e cila nuk i përket vetëm Shqipërisë. Një vepër inxhinierike që i përket Shqipërisë, Kosovës, edhe Maqedonisë së Veriut, duke qenë se ky port i ri që do të ndërtohet në afërsi të Durrësit do të jetë i lidhur me dy porte të tjera të thata të vendosura në Strugë të Maqedonisë së Veriut dhe në Prishtinë të Kosovës”deklaroi Balluku.