Shumë prej jush mund të hanë një banane në mëngjes .
Por kjo si duket nuk është mënyra e duhur pasi shumë shpejt mund të ndiheni të uritur.
Bananet kanë një burim energjie afatshkurtër, pas së cilës në një kohë të shpejtë do na rikthehet uria dhe lodhja.
Ndaj ju duhet të konsumoni një vakt që djeg yndyrën për mëngjesin tuaj dhe tju sigurojë energji të mjaftueshme për të gjithë punët që ju presin gjatë ditës.
Nëse ju preferoni bananen dhe doni ta konsumoni në mëngjes, duhet ta hani atë në kombinim me përbërës të tjerë që janë të pasur më ushqim të vlefshëm për trupin.