Mëngjesin e sotëm deputeti Bashkim Fino ka ndërruar jetë. Ai prej pak kohësh ishte i shtruar në spital për shkak se ishte infektuar nga Covid-19. Ai kishte arritur moshën 59 vjeçare dhe njëkohësisht vuante nga sëmundja e leukemisë gjë që e përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore. Fatkeqësisht Fino nuk e mundi dot betejën me Covid.
Që prej vitit 1997 ai u bë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Fino e shënoi kulmin e karrierës së tij kur u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997. Atij i janë besuar disa poste ministrore, si ai i Pushtetit Lokal, i Punëve Publike dhe Turizmit. /ProBizz.al/