Salca e domates “italiane” të shitura nga disa supermarkete në Mbretërinë e Bashkuar duket se përmbajnë domate të rritura dhe të vjela në Kinë duke përdorur punë të detyruar.
Një total prej 17 produktesh, shumica prej markave të shitura me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ato gjermane mund të përmbajnë domate kineze tregon testimi nga Shërbimi Botëror.
Shumica e domateve kineze vijnë nga rajoni Xinjiang, ku prodhimi i tyre lidhet me punën e detyruar nga ujgurët dhe pakicat e tjera kryesisht myslimane. OKB-ja akuzon shtetin kinez – i cili i sheh këto pakica si një rrezik sigurie – për torturë dhe abuzim. Kina mohon se i detyron njerëzit të punojnë në industrinë e domates dhe thotë se të drejtat e punëtorëve mbrohen me ligj. Ai thotë se raporti i OKB-së bazohet në dezinformim dhe gënjeshtra.
Kina rrit rreth një të tretën e domateve në botë. Rajoni veri-perëndimor i Xinjiang ka klimë të përsosur për rritjen e tyre.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al