Bashkimi Europian ka miratuar direktivën që i hap rrugë një plani ristrukturimi të ndërtesave rezidenciale duke nisur nga ato që janë më pak performuese. Aktualisht, godinat rezidenciale konsumojnë rreth 40 % të energjisë që prodhohet në Europë dhe emetojnë 36 % të totalit të karbonit që emetohet.
Deri në vitin 2050, sipas “Ilsole24ore” objektivi është që të ketë zero emetime. Vendet do të vendosin se në cilat godina do të fokusohen, duke pasur si qëllim që reduktimi i konsumit të energjisë të arrihet në masën 55 % vetëm nga ristrukturimi i godinave që kanë performancë energjetike më të dobët.
Ndërkohë, brenda 5 viteve, çdo godinë e re duhet të ndërtohet me projekt që emeton zero karbon. Direktiva e miratuar ndalon mbështetjen për kaldajat që punojnë me gaz duke u fokusuar në sisteme ngrohje me pompa nxehtësie apo me elektricitet, shkruan SCAN.
Përtej ristrukturimeve, direktiva do të jetë një impakt të madh mbi bonusin e shtëpisë. Aparatet që funksionojnë vetëm me gaz metan nuk do të mbështetën më financiarisht duke nisur nga viti i ardhshëm.
Por kjo mund të krijojë një hapësirë për ato pajisje që mund të funksionojnë me gaz jeshil si biometani apo hidrogjeni jeshil.
Elektrifikimi i sistemeve të ngrohjes dhe përdorimi i pompave të nxehtësisë që funksionojnë me ujë, konsiderohen si pikë thelbësore të direktivës që ka në fokus përdorimin e energjive të rinovueshme në godinat e reja me zero emetime.
Marrë nga Scan