Komisioni i BE-së kërkoi informacion nga YouTube, Snapchat dhe TikTok mbi parametrat e përdorur nga algoritmet e tyre për t’u rekomanduar përdoruesve përmbajtjen dhe rolin e tyre në përforcimin e disa rreziqeve sistematike, duke përfshirë ato që lidhen me procesin zgjedhor, shëndetin mendor dhe mbrojtjen e të miturve.
Kërkesat, të bëra sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), kanë të bëjnë gjithashtu me masat e platformave për të zbutur ndikimin e mundshëm të sistemeve të tyre rekomanduese në përhapjen e përmbajtjes ilegale, të tilla si promovimi i drogave ilegale dhe gjuhës së urrejtjes, tha Komisioni i BE-së në një deklaratë.
Kompanitw e teknologjisë duhet të japin informacionin e kërkuar deri më 15 nëntor, pas së cilës komisioni do të vendosë për hapat e ardhshëm, të cilët mund të përfshijnë gjoba.
BE-ja kërkon që kompanitë e Big Tech të bëjnë më shumë për të trajtuar përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre, në lidhje me rekomandimet e ofruara nga Facebook dhe Instagram i Metës, AliExpress dhe TikTok.