Belshi fitoi çmimin e dytë si Destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale e konsideron një ogur të mirë.
“Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot”, shkruan Kumbaro .