Aksionet e kriptomonedhës amerikane ranë pas debatit mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan.
Ish-presidenti e kishte pozicionuar veten si një kandidat pro-bitcoin, kthimi i të cilit mund të shënonte një fitore për industrinë.
Bastet për një fitore për Harris u përmirësuan në 56 % nga 53% para debatit, ndërsa shanset e Trump ranë në 48 % nga 52 % , sipas faqes së basteve në internet PredictIt.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, para debatit tregtohej mbi 57 mijë dollarë ndërsa pas debatit shkoi deri në 56.200 dollarë pas debatit.
Reuters