Google Flights kohët e fundit është përditësuar me më shumë informacione që mund t’ju ndihmojnë të kurseni para duke rezervuar një udhëtim gjatë periudhave të caktuara kohore.
Siç vëren ai duke iu drejtuar tregut amerikan, edhe nëse po planifikoni, për shembull, një pushim familjar në Florida dimrin e ardhshëm dhe dëshironi të rezervoni biletat tuaja të avionit. Google ju bën të ditur nëse çmimet janë më të ulëta ose më të larta se mesatarja për momentin dhe kur është koha e duhur për të blerë biletat tuaja për të marrë ofertën më të mirë.
P.Sh. Nëse planifikoni një udhëtim në Miami nga 5 dhjetori deri më 19 dhjetor, shërbimi i udhëtimit i Google raporton se çmimet janë më të ulëta se zakonisht, me rreth 58 dollarë për një udhëtim vajtje-ardhje në Frontier Airlines. Kjo tregon që ia vlen të rezervoni që tani.
Në një shembull tjetër, për një kërkim fluturimi për një udhëtim në Kankun nga 6 marsi deri më 13 mars, Google tha se çmimi, rreth 282 dollarë, ishte tipik, por se kostoja ka të ngjarë të jetë më e ulët midis 11 nëntorit dhe 9 shkurtit.
“Çmimet më të ulëta për udhëtime të ngjashme në Kankun zakonisht gjenden rreth 1-4 muaj para nisjes,” thuhet në faqen e fluturimeve të Google. “Çmimet gjatë kësaj periudhe janë mesatarisht rreth 40 dollarë më të lira”.
Vihet re se Google Flights është një shërbim kërkimi i rezervimit të fluturimeve në internet që lehtëson blerjen e biletave të linjës ajrore përmes furnizuesve të palëve të treta. Ai u lançua nga Google në 2011 dhe tani është pjesë e Google Travel.
Burimi: CNBC