Në një podcast të kësaj javë Bill Gates bëri një deklaratë që solli jo pak diskutime. Sipas tij potenciali i inteligjencës artificiale mund të jetë i tillë që t’i lëjojë njerëzit të punojnë vetëm tre ditë në javë.
“Qëllimi i jetës nuk është vetëm të bëni punë,” tha bashkë-themeluesi i Microsoft. “Pra, nëse përfundimisht keni një shoqëri ku ju duhet të punoni vetëm tre ditë në javë , kjo ndoshta është në rregull nëse robotët mund të bëjnë një pjesë të punës dhe ne nuk duhet të punojmë aq shumë” u shpreh Gates.
Gates gjithashtu pranoi se zhvendosja e vendeve të punës ndodh me teknologjitë e reja.
Ai argumentoi në fillim të këtij viti se (AI) Inteligjenca artificiale mund të ofrojë përfitime të mëdha për produktivitetin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Gates ka folur për potencialin e asistentëve personalë të fuqizuar nga (AI) të quajtur agjentë që përfundimisht do të jenë në gjendje të ndihmojnë në pothuajse çdo aktivitet dhe çdo fushë të jetës në internet.
Përkthyer dhe përshtatur nga Fox Business për Probizz.al