Bitcoin ka arritur në 60,000 dollarë për herë të parë që nga nëntori 2021 duke e vendosur kriptomonedhën në distancën e një rekord të ri. Një Bitcoin kushtoi 60,650 dollarë të mërkurën pasdite, pas ditësh rritjesh të mëdha. Afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave prej 67,707 dollarësh të regjistruar më 9 nëntor 2021.
Pas një kolapsi të çmimit në fund të vitit 2022, ai ka patur një ringjallje kryesisht për shkak të produkteve të reja në SHBA që lejojnë njerëzit të gjurmojnë vlerën e Bitcoin pa e zotëruar atë. Bitcoin është rritur me 42 % që nga fillimi i vitit 2024 dhe 20% që nga e shtuna.
I famshëm për paqëndrueshmërinë e tij, shifrat nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar sugjerojnë se pothuajse pesë milionë britanikë kanë blerë kriptovaluta -por në vitin deri në prill 2022, 45% e tyre pësuan një humbje. Në paund, Bitcoin aktualisht po tregtohet me rreth 47,800 £ dhe një rekord i ri do të vendoset nëse aktivi dixhital kalon 53,000 £.
Përkthyer dhe përshtatur nga Sky news për Probizz.al