Aktori i njohur Bradley Cooper është shfaqur me një look të ri në rrugët e New York duke tërhequr vëmendjen. Ai kishte hequr komplet mjekrën poshtë buzës duke lënë të paprekura faqet dhe mustaqet.
Nuk dihet nëse paraqitja e fundit e Cooper është për ndonjë rol në një film të ri apo thjesht një stil i momentit.
Aktori dhe regjisori ishte me vajzën e tij 7-vjeçare, Leah, duke shëtitur nëpër Nju Jork.