BRISISKIN është një linjë e re në treg e krijuar në 1 shtator 2020, nga Brisilda Xhaferri, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Kujdesi ndaj lëkurës së fytyrës është delikat, unik dhe shumë i rëndësishëm, prandaj dhe studentja Brisilda e pa të nevojshme krijimin e këtyre produkteve që fokusohen vetëm tek mirëqënia e lekurës tuaj. Produktet e BRISISKIN sjellin më të mirën te ju, me cilësinë e lartë.
BRISISKIN nisi vetëm me një produkt, kremin hidratues me qumësht blete dhe acid hialuronik, duke u motivuar nga produktet e parkut të bletëve, nga firma e familjes së Brisildës, e quajtur “GOLDEN BEES sh.p.k”. Kjo ëndërr u bë realitet dhe sot kjo linjë sjell një shumëllojshmëri produktesh me bazë natyrale.
Produktet janë pa aromatizues, paraben, silikon dhe të patestuara te kafshët.
Paketimi është ekologjik, pasi mbrotja e mjedisit dhe kafshëve nuk duhet të jetë dicka për tu diskutuar.
1. Laresi për lëkurën e thatë në sensitive. Përmbajtje caji jeshil dhe glicerinë që ndihmojnë në kthimin e lagështirës së lëkurës. Përdoret në mëngjes dhe në darkë.
2. Larësi për lëkurën normale në të yndyrshme. Me përmbajtje AHA dhe acidi hialuronik që ndihmojnë në balancimin e yndyrës së lëkurës duke pastruar deri në pore.
3. Kremi hidratues përbëhet nga qumështi I bletës. Një ingredient I vecantë që ndihmon në hidratim, shkëlqim dhe shmangie të rrudhave.
4. Sërumi me vitaminë C ka një formulë inovative e cila përmban acid hialuronik dhe vitaminë E duke I dhënë shkëlqim dhe mbrojtje nga dielli lëkurës.
5. Eksfolianti përdorët për pastrimin e poreve dhe zbehjen e pucrrave, ndryshe nga produktet e tjera përdoret vetëm dy herë në javë, pasi igredintet si AHA dhe BHA janë të përqëndruar.
6. Maskat janë dy lloje; eksfolijuese dhe hidratuese. Këshillohen të përdoren dy herë në javë. Relaksi i lëkurës nis përherë me një maske.
E pyetur nga Probizz për veshtirësitë që Brisilda ka patur në fillimet e saj ajo shprehet se është mjaft e vështirë tja dalësh sa I përket tregut.
“ Besueshmëria e klientelës arrihet avash avash duke fiilluar që nga postimet deri në komunikimet individuale. Mjafton të jesh transparente dhe të ofrosh cilësi, megjithëse me një cmim ekonomik”.
Duke qenë se ajo akoma është një studente shprehet se ka mjaft vështirësi të balancojë shkollën me biznesin, por dëshira për të patur dicka të veten është motivim për të.
BRISISKIN nisi si dicka e vogël dhe tenton të arrijë një zhvillim në cdo aspekt, duke u përballur së shpejti, pse jo me tregun ndërkombëtar. Tashmë me produktet që sjell ka tërhequr mjaft klientë të cilët janë të kënaqur me rezultatet e tyre si dhe informacioninn e detajuar që i jepet.
Ofertat nuk mungojnë te BrisiSkin.
Për cdo blerje mbi 5000 lek përfshihet lip balmi falas dhe për cdo porosi mbi 10000 lek transporti dhe një lip balm janë falas.
Si dhe paketat e plota per rutinen e mengjesit ose darkes kane gjithmone ulje.
/ProBizz/