Ambasadori britanik, Alastair King-Smith mori pjesë në Konferencë e organizuar në Tiranë, ku u diskutua mbi mundësitë e investimeve në sektorin e energjisë së gjelbër në Shqipëri.
Ai drejtoi një panel ekspertësh, ku i pranishëm ishte edhe David Stadtmann, nga kompania me qendër në Londër, ERG International UK, Sean Burnage, nga Departamenti britanik i Financimit të Eksporteve dhe Flonia Tashko nga Dhoma britanike e Tregtisë në Shqipëri.
Ata diskutuan mënyrat se si ekspertiza dhe investimi britanik në energjinë e ripërtëritshme mund të sjellë përfitime për Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë botën. Britania ka ofruar 4 miliardë paund për projekte në shkallë të mesme e të madhe në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkitë në të gjithë vendin.
Të pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Dhoma Britanike e Tregtisë në Shqipëri e cila u lançua nga Sekretari i Jashtëm në tetor të vitit 2023 për të bashkuar bizneset në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, që të përfitojnë sa më shumë nga potenciali i jashtëzakonshëm për tregti dhe investime mes dy vendeve dhe të zhvendosin fokusin e biznesit vendas dhe ndërkombëtar në veri të Shqipërisë.
Lidhjet tregtare janë dyfishuar vitin e kaluar dhe turistët e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri janë rritur me 30% në janar 2024, krahasuar me janarin 2023, duke i hapur rrugë parashikimeve për një turizëm në nivele rekord këtë vit.