Totali i depozitave në sistemin bankar shënoi nivelin 1.25 miliardë lekë në muajin prill të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, krahasuar me muajt e mëparshëm, kursimet kanë rënë me 1.1%, ose 14.3 miliardë lekë më pak.
Rënia është ndikuar si nga monedha e huaja ashtu dhe nga ajo vendase.
Depozitat në lekë shënuan 543 miliardë lekë, ose 5.98 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në valutë, depozitat zbritën në 711 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1.2% në krahasim me muajin e mëparshëm (-8.3 miliardë lekë).
BSH bën të ditur se, në rënie ishin kryesisht depozitat në valutë të individëve, ndërsa ato të korporatave shënuan rritje.
Burimi: ATSH