Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar eksportuesit, të cilët i dërguan një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ku i kërkonin që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Banka e Shqipërisë thotë se: Banka ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit.Banka theksoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.
Sipas Bankës, forcimi i kursit duket së është — në tëresi — shenjë e progresit te bërë nga ekonomia shqiptare ne drejtim të rritjes së bazës dhe vëllimit të eksporteve, dhe jo premisë e dëmtimit të konkurrueshmërisë se tyre.
Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tërësor pozitiv për ekonominë shqiptare.