Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të kënaqshme me një normë rritje vjetore prej 3.2 % në fund të tremujorit të dytë të 2023-it.
Sipas Bankës së Shqipërisë norma e rritjes ka qenë pozitive. Gjithashtu në 6 mujorin e parë të vitit 2023 punësimi ka shënuar rritje me 2.7 % kryesisht nga sektori privat dhe bujqësia.
Banka e Shqipërisë bëri me dije se ka ende rrezik për shkak të zhvillimeve në Eurozonë.
Edhe pse ka patur rritje të normave të interesit në sistemin bankar, nuk ka janë ndeshur problematika, ndërsa niveli i kredive të këqija ka pasur një rritje të lehtë.
Burimi: Banka e Shqipërisë