Sipas Bankës së Shqipërisë rezerva valutore arriti në korrik në 5.61 miliardë euro, vlera me e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Pjesa më e madhe e rritjes vjetore të rezervës valutore ndodhi në Qershor, kur vendi ynë realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj.
Këto shifra në rritje erdhën edhe për shkak se Banka e Shqipërisë po adopton strategjinë e zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor.
Këtë verë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023, si një masë për të frenuar forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor.