Bujtina “Kaso” në Përmet është një tjetër ndalesë e këndshme e turistëve në këtë zonë.
Pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me
mbështetjen e AZHBR/IPARD II arriti të realizojë projektin për ndërtimin e kësaj bujtine, e cila ka hapur dyert këtë vit dhe mirëpret turistë vendas e të huaj.
Sipërmarrjet agroturistike janë kthyer në një promotor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik duke diversifikuar aktivitetet ekonomike, rritur punësimin dhe përfshirjen në zonat rurale.
Burimi:AZHBR