14.18 miliardë lekë është buxheti për bujqësinë gjatë vitit 2024. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një postim në rrjetet sociale thotë se ky buxhet mbështet ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare.
“Do të zbatojmë programet tona për: Rritjen e pagave; Zgjerimin e hartës së eksporteve për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin; Përmirësimin e infrastrukturës së Ujitje-Kullimit;
Fuqizimin e sigurisë ushqimore; Rritjen e Financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes;
Menaxhimin e qëndrueshëm të tokave bujqësore përmes digjitalizimit; Këshillimin dhe rritjen e asistencës për fermerët:, shkruan ministrja Denaj.