Aksesori më i rëndësishëm për një grua, është çanta. Vajzat mund të kenë shumë canta në dollapiin e tyre por katër canta gjenden me patjetër. Ato që ju nevojiten janë:
Çanta e përditshmërisë
Në varësi të punës apo të aktivitetit ditor që keni, mund të zgjidhni çantë të vogël, mesatare ose të madhe. Sigurohuni që të zgjidhni një ngjyrë që do të përshtatet me ngjyrat e rrobave tuaja të përditshme.
Çantë ‘Cross Body’
Ky stil do t’ju japë një liri të madhe gjatë lëvizjes. Duket më mirë sesa një çantë shpine. Zgjidhni atë që nuk është shumë e rëndë dhe me gjatësi mesatare. Një madhësi e vogël nuk do të jetë aq funksionale sa të mbartësh gjërat e tua të nevojshme.
Çantë ‘tote’
Shumica e grave e përdorin për të mbajtur të gjitha gjërat e tyre me vete dhe nga ana tjetër të duket me stil dhe profesionale. Kjo çantë është ideale për të mbajtur një kompjuter portativ. Me pak fjalë, kjo është çanta që duhet të merrni me vete për në punë.
Çantë brezi (belt bag)
Trendi kryesor i viteve 1990 është kthyer! Është praktike dhe duket mahnitëse me pothuajse gjithçka, përfshirë kostumet serioze si dhe veshjet ‘casual’. Plus është një zgjedhje e shkëlqyeshme gjatë pushimeve ose gjatë një udhëtimi.