Më në fund po ndodh: Çdokush mund të shtojë links në Storyt e tyre në Instagram.
Të mërkurën, Instagram njoftoi një përditësim që do të lejojë këdo të shtojnë linqe në Storyt e tyre. Më parë, kjo ishte një lehtësi e ofruar vetëm për llogaritë e verifikuara ose përdoruesit me 10,000 ndjekës ose më shumë. Por tani, Instagram po hap funksionin për të gjithë të tjerët në aplikacion.
“Nga organizimi dhe edukimi rreth barazisë, drejtësisë sociale dhe mirëqenies mendore deri te shfaqja e produkteve të reja për klientët, ndarja e links është e dobishme në shumë mënyra – kështu që tani ne po u japim akses të gjithëve,” tha kompania në një njoftim për shtyp.
Shtimi i links në tregimet tuaja është po aq e lehtë sa shtimi i muzikës ose krijimi i një sondazhi.
Ja se si mund të shtoni links në Storyt tuaj në Instagram.
- Krijoni postimin tuaj në story
Vendosni foton tuaj ose ngarkoni përmbajtje në storyn tuaj.
- Zgjidhni “Sticker tool”
Pasi të jeni të kënaqur me pamjen e përmbajtjes suaj, klikoni ‘sticker tool’ nga shiriti i sipërm i navigimit. Këtu do të shihni opsionet për të shtuar një vendndodhje, një përmendje, një pyetje, një GIF dhe më shumë. Do të shihni gjithashtu opsionin për të shtuar një link.
- Prekni “Link”.
Tani, ju keni mundësinë të shtoni link-un tuaj të dëshiruar! Prekni “Done” kur të jeni të kënaqur dhe vendoseni sticker-in në storyn tuaj, kudo që mendoni se duket më mirë.
Burimi: Mashable