Këtë të mërkurë euro ka pësuar një rritje pasi është blerë me 106.1 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë .
Edhe dollari amerikan ka regjistruar një rritje të kuotës.
Sipas kursit të këmbimit valutor dollari është blerë me 97.7 lekë dhe është shitur me 99 lekë.
Rikuperim ka shënuar edhe franga zvicerane e cila është blerë me 110.5 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë referuar tregut valutor.
Krahasuar me një ditë më parë paundi britanik ka fituar pikë pasi është blerë me 123.7 lekë dhe është shitur me 125.5 lekë.