Analizë Altin Mehillka Expert në fushën e Ekonomisë!
Rritja e pagave jo vetëm që është e mundur në krizën e Inflacionit, ato janë edhe të nevojshme për të stabilizuar ekonominë e Shqipërisë. Por ne duhet të shikojmë se çfarë sjelle kjo me vete në një ekonomi te brishtë si ajo e Shqipërisë.
Nuk e di nëse keni dëgjuar fjalën “Stagflacion” Shkaktarët e stagflacionit janë zakonisht goditjet e ofertës, të tilla si një luftë në Ukraine, kriza e Covidit të cilat ka çuar në rritje të mprehtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve bazë për individin. Kjo rritje e galoponte e çmimit të naftës përçon në rritjen e kostove të prodhimit. Ndërmarrjet dhe Prodhuesit shkaktojnë reagime te menjëhershme ne këtë situatë te diktuar dhe ulin prodhimin e tyre. Ne treg mbetet kërkesa e njëjtë dhe çmimet rriten në mënyrë galoponte te pa frenueshme.
Kjo sjell qe rritja ekonomike bie ndërsa papunësia dhe inflacioni rriten. Ne duhet te dimë qe kur shfaqen pritjet inflacioniste, mund të na shfaqen spirale të çmimeve, rritje të pa kontrolluara të pagave gjë që e përkeqëson akoma me shumë stagflacionin. Stagflationi u vu re në mënyrë të theksuar ne krisen e viteve 1970 (që u quajt kriza e Naftës)
Pra në një farë mënyre duhet të ketë rritje të kontrolluar të Pagave në raport te drejtë me rritjen e Inflacionit dhe jo vetëm kaq por Shteti duhet të shfaq paketa të ndryshme ndihme për shtresat ne nevojë dhe kjo të bëhen për çdo kuartal dhe jo njëherë në vit. Rritja e pagave ne mënyrë te pa kontrolluar ne kohen e stagflacionit sjell përkeqësim akoma me te vazhdueshëm te ekonomisë se brishte te nje vendi si Shqipëria.
Shqipëria për një periudhë afatmesme s’do jete ne gjendje te paguaj me shtresat ne nevojë siç janë pensionet etje. Per mua Shteti duhet të shfaq paketa ndihme edhe për Biznesin që në mënyrë te njëtrajtshme te këtë edhe rritje të pagave për punonjësit.
Shqipëria nuk është ekonomi e qëndrueshme dhe fuqizuar dhe nuk mund tija lejosh vetes një rritje të pagave ne mënyrë te pa kontrolluar. Nuk është qeveria qe duhet te diktoj rritje te pagave por janë forumet ekonomike dhe sindikatat qe duhet te merren me këtë pune. Rritja e theksuar e pagave ne kohe inflacioni sjelle ne falimentimin e një ekonomie. Borxhet qe shteti shqiptar për realizimin e këtyre ideve janë borxhe dhe do lahen një dite, Akumulimi i borxhit te brendshëm dhe jashtëm sjell përsëri ne falimentimin e Ekonomisë se një shtetit. Pra kujdes me rritjen e pagave duhet studim i thelle.